103 aktakuza gjatë 24 orëve
Kronika

103 aktakuza gjatë 24 orëve

V.Thaçi/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 103 aktakuza kundër 116 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 47 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokuroria janë ngritur 34 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Pejë, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë  personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle