Qeveria e rikonfirmon se mësimdhënësit që mbajtën mësim do të kompensohen
Foto: RTKLive
Kosovë

Qeveria e rikonfirmon se mësimdhënësit që mbajtën mësim do të kompensohen

Jeton Musliu/RTKlive

Edhe një herë Qeveria e Kosovës e rikonfirmon se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit që ishin qenë gjatë muajit shtator në grevë.

Një deklarim i tillë vjen nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili sot sërish e ka përsëritur deklaratën e një dite më parë.

Megjithatë, këtë herë Kryeziu këtë e ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook.

Ai ka rishpërndarë një postim të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, shkroi ndër të tjera, ministrja Nagavci.

E një deklarim të tillë e përsëriti edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Parimi 'pagë për punë' do të respektohet”, deklaroi Kryeziu. “ Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”.

Aktualisht, mësimdhënësit që kanë qenë në grevë nuk i kanë marrë pagat për muajin shtator.

Bazuar në paralajmërimet e ditëve të fundit nga zyrtarët e qeverisë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, ndonëse afati ligjor është deri me 5 tetor.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle