Të shtëna armësh në Fushë Kosovë, nuk raportohet për të lënduar
Kronika

Të shtëna armësh në Fushë Kosovë, nuk raportohet për të lënduar

Emine Hoti/RTKlive

Është raportuar për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së martes në Fushë Kosovë. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën "Nënë Tereza".

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

 Ai njoftoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Nënë Tereza" në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci për RTKlive.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle