Një e vdekur në aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë
BKT
Kronika

Një e vdekur në aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Një grua ka vdekur të martën në mbrëmje pasi u godit nga një veturë në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka thënë Borovci për RTKlive.

Borovci ka bërë të ditur se, njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.​


MË SHUME NGA Kronika