Tentim vrasje në Fushë Kosovë
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Tentim vrasje në Fushë Kosovë

J.Musliu/RTKlive

Një tentim vrasje ka ndodhur të martën në mbrëmje në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” dhe sipas policisë, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Policia sqaron se viktima ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por fatmirësisht pa pasoja.

I dyshuari është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Policia konfirmon se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë e fishekut.

Ndërkohë, i dyshuari gjendet në arrati, kurse  rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika