08:58 / 05.10.2022
Gjashtë persona rrihen mes vete, katër bëhen për spital
J.Musliu/RTKlive
Gjashtë persona janë rrahur mes vete në Podujevë dhe katër prej tyre janë lënduar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin e Dëshmorëve” në këtë qyte.
Të martën pasdite rreth orës 15:00, pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete këta gjashtë shtetas.
Policia deklaron se nga përleshja, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Më pas, gjashtë të dyshuarit, pas ndalimit, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse rasti është duke u hetuar.























