09:24 / 05.10.2022
Aksident me fatalitet në Babimoc, arrestohet në Prishtinë
J.Musliu/RTKlive
Një rast aksidenti në trafik me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur të martën në mbrëmje.
Policia ka njoftuar se në fshatin Babimoc të Obiliqit, rreth orës 19:00, një shtetas i Kosovës, derisa voziste automjetin e tij, ka aksidentuar për vdekje një shtetase.
Nga lëndimet e marra, ajo ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, në mbrëmjen e njëjtë, por rreth orës 23:00, shtetasi i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar në Prishtinë.
Prangosja e tij është bërë në rrugën “B”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.























