Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

E.Hoti/RTKlive

Policia në Gjilan ka njoftuar se një personi i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë, me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin, ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro-ve, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferin dhe masa e përkohshme e ndalim prej tre muajsh.                                                                                                                 

Policia në Gjilan apelon te vozitësit që t'i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.


MË SHUME NGA Kronika