Kidnapuan shtetasin e Serbisë për mashtrim, arrestohen 8 shtetas të Kosovës
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Kidnapuan shtetasin e Serbisë për mashtrim, arrestohen 8 shtetas të Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Policia ka arrestuar tetë të dyshuar në fshatin Crepan të komunës së Ranillugut.

Në njoftimin e forcave të rendit, sqarohet se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Tetë të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë prangosur nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim e kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë.

Sipas policisë, shkak për këtë kidnapim ishte mashtrimi që shtetasi nga Serbia u kishte bërë shtetasve nga Kosova.

Ai dyshohet  se i ka mashtruar duke u marrë para, me premtimin se do t’u rregullojë disa viza dhe do t’u sigurojë pasaporta të Serbisë.

Me vendim të prokurorit, tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim, janë dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika