09:49 / 05.10.2022
Një vajzë përdhunohet nga ish i fejuari
J.Musliu/RTKlive
Një rast përdhunimi raportohet se ka ndodhur në Ferizaj. Polica njofton se rasti është denoncuar të martën rreth orës 13:00.
Viktima, një femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kohëve të fundit, raste të ngjashme të dhunë seksuale janë regjistruar në numër të lartë në Kosovë.
Kjo ka bërë që institucionet të shtojnë përpjekjet për të adresuar këto çështje.
Hapi i fundit është takimi që pati një ditë më parë presidentja Vjosa osmani me u.d të kryeprokurorit, Blerim Isufajn dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Nga ata, ajo kërkoj angazhim më të shtuar sidomos ndaj këtyre rasteve.























