09:55 / 05.10.2022
Pranga për ngacmuesin seksual të një vajze të mitur
J.Musliu/RTKlive
Policia njofton se një rast ngacmimi seksual ndaj një vajze të moshës së mitur, ka ndodhur të martën në Shtime.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 kur i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e moshës së mitur.
I dyshuari është arrestuar kurse me vendim të prokurorit,ai është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, çështja ka kaluar në procedurë hetimore.























