10:04 / 05.10.2022
Një qytetari në Mitrovicë i hakohet Facebooku dhe i kërkohen para
E.Hoti/RTKlive
Një qytetar në Mitrovicë ka raportuar në Polici se një i panjohur ka siguruar qasje në llogarinë e tij në Facebook dhe po kërkon 1500 euro në emër të tij.
Siç njofton Policia, ankuesi e ka raportuar rastin të martën, ndërsa ka thënë se llogaria e tij në 'Facebook' është hakuar që nga dita e hënë.
Bëhet e ditur se rasti ka shkuar në procedurë hetimore dhe po hetohet si hyrje në sistemet kompjuterike.























