Ashensori i shkakton vdekjen një 54 vjeçari nga Peja
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Ashensori i shkakton vdekjen një 54 vjeçari nga Peja

J.Musliu/RTKlive

Një 54 vjecar ka humbur jetën të martën pasdite në Pejë, si pasojë e një incidenti.

Policia por edhe prokuroria kanë njoftuar se tashmë i ndjeri, ishte duke rregulluar ashensorin i cili në rrethana ende të pasqaruara, e ka zënë duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima ishte pronar i objektit ku ndodhi edhe ngjarja.

Policia deklaron se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kurse vdekjen e këtij shtetasi, e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkohë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka konfirmuar se i ndjeri ka tentuar ta rregullojë ashensorin.

Megjithatë, j si pasojë e një defekti në ashensor në rrethana ende të pasqaruara, ai ka filluar të lëvizë dhe si pasojë viktima ka gjetur vdekjen.

 

 


MË SHUME NGA Kronika