Lëndohet në vend të punës një punëtor në Fushë Kosovë
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Kronika

Lëndohet në vend të punës një punëtor në Fushë Kosovë

Emine Hoti / RTKlive

Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar me xham.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është intervistuar pronari i lokalit.

 “Rasti shkon në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika