Ngriten 103 aktakuza kundër 116 personave
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore, janë ngritur 103 aktakuza kundër 116 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 9 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 47 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokuroria janë ngritur 34 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kurse, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 4 personave të dyshuar, në dy raste të ndara.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë,gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
Dhe në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.























