KEDS-i shton kontrollat për ndalim të keqpërdorimit të rrymës
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

KEDS-i shton kontrollat për ndalim të keqpërdorimit të rrymës

K.Kasumi/ RTKlive

Ekipet e autorizuara të KEDS-it vazhdimisht bëjnë inspektime të rrjetit dhe të konsumatorëve të dyshimtë për detektimin e keqpërdorimeve të mundshme.

“Rreth 90 punëtorë të KEDS-it, janë të angazhuar në baza ditore për kontrolle në tërë territorin e Kosovës, duke kryer rreth 400 inspektime, prej të cilave mesatarisht 30 sosh identifikohen si keqpërdorime", deklaruan zyrtarë të KEDS-it.

Sipas tyre, pavarësisht sfidave të mundshme gjatë kontrolleve, ekipet e të gjitha hallkave drejtuese të KEDS-it janë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie për të mirën e gjithmbarshme.

KEDS-i deklaron se zvogëlimi i humbjeve në rrjet është bashkëdyzim i investimeve të vazhdueshme në rrjet dhe IT, si dhe menaxhimi i duhur i terrenit.

"Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës".

May be an image of text


MË SHUME NGA Kosovë