16:50 / 05.10.2022
Sonte në `RTK Prime`, intervistë me profesor Enver Hasanin
RTKlive
Sonte ne emisionin “RTK Prime” i ftuar është Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Me profesor Hasanin, do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me situatën politike, por edhe atë sociale, nga prizmi i së drejtës kushtetuese.
A ka të drejtë qeveria t’i ndalë pagat për mësimdhënësit?
A kanë të drejtë të kërkojnë paga mësimdhënësit, kur ata nuk kanë punuar?
Si e vlerëson ai rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë-Serbi?
Çfarë mendon Hasani për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE?
Për këto dhe shumë tema të tjera, sonte në “RTK Prime” më fillim në orën 20:20, intervistë me profesor Enver Hasanin, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.























