Arrestohen tre femra, dyshohen për prostitucion
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Arrestohen tre femra, dyshohen për prostitucion

J.Musliu/RTKlive

Policia ka ndërmarrë një aksion në luftë kundër prostitucionit. Në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, aksioni është zhvilluar në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetas e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat, mundësim ose pjesëmarrje ne prostitucion”, deklaron Policia e Kosovës.

Më pas, policia ka kryer bastisje edhe në një lokal në afërsi.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime”.

Policia sqaron se të dyshuarat, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika