Dy të arrestuar për posedim të substancave narkotike në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë, njërin shitës dhe tjetrin blerës, duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Indrit Cara”në Prizren .
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe 262 euro para të gatshme”, deklaron Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet dhe është iniciuar si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.























