Ngriten 42 aktakuza kundër 45 personave
BKT
Kronika

Ngriten 42 aktakuza kundër 45 personave

E.Hoti/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 35 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 10 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëzet 20 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, po ashtu është parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një të dyshuari. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë bastisur 19 lokacione dhe në cilësi të provave janë sekuestruar: para të gatshme, armë, municion, telefona mobil, llaptop, usb, cigare pa banderola dhe gjashtë vetura.

 

Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 6 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka 26 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.

Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 16 persona të dyshuar, në 4 raste të ndara. Nga kjo prokurori është bërë një kërkesë për sekuestrim, si dhe janë ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 4 personave, në dy raste të ndara.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 3 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër 10 personave.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër 4 personave të dyshuar, në tre raste të ndara.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.

Dhe në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi, si dhe janë ngritur tetë 8 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika