Katër persona në pranga, vunë në qarkullim para fals
BKT
Kronika

Katër persona në pranga, vunë në qarkullim para fals

E.Hoti/RTKlive.com

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohen për falsifikim të parave.

Policia në Gjilan fillimisht ka marrë ankesë nga një bankë komerciale në qytet se në një bankomat janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro.

Po ashtu, Stacioni Policor Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri raste të tjera të falsifikimit të prasë.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të organizuar mirë operacionale ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të dyshuar kosovarë shqiptarë A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’ dhe katër të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika