Dogana konfiskon mbi 1 ton duhan
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Dogana konfiskon mbi 1 ton duhan

Emine Hoti /RTKlive

Njësitë e Doganës së Kosovës, sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësitë e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.

"Në këtë depo janë gjetur: 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako =10kg), makinë për grirjen e duhanit  (1 copë)", thuhet në njoftim.

Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi, do të shkaktonte dëm mbi 50 mijë  euro. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Kronika