Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati
BKT
Kronika

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati

E.Hoti/RTKlive

Një person është plagosur me armë zjarri të enjten në Prishtinë.

Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po hetohet si vrasje e rëndë në tentativë.


MË SHUME NGA Kronika