10:28 / 07.10.2022
Vlorë, tentuan të fusnin kontrabandë mallra me vlerë 8000 euro, 2 në pranga
RTSH
Dy persona janë arrestuar pasi po tentonin të fusnin mallra kontrabandë nga Porti i Vlorë që kapnin vlerën e 8000 eurove. Kalimi i mallrave kontrabandë po bëhej përmes mjet lundrues ‘Pilotinë’, anije e shërbimit detar që përdoret për punime në port, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
Mjeti ‘Pilotinë’ po transportonte mallra nga trageti, po kjo u kap gjatë kontrollit të policisë kufitare.
Në pranga përfunduan R. B., 64 vjeç, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë” dhe E. P., 35 vjeç, administratori i një subjekti tregtar që do merrte mallrat kontrabandë
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.























