10:31 / 07.10.2022
Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, u sekuestrohen narkotikë dhe armë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis, si dhe dy thika.
Të dyshuarit A. S, mashkull, 24 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe G. R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndaj tyre, policia deklaron se është iniciuar hetim për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.























