Kapet me armë zjarri 24-vjeçari në Skenderaj
BKT
Kronika

Kapet me armë zjarri 24-vjeçari në Skenderaj

E.Hoti/RTKlive

Mbrëmë rreth orës 20:00 njësiti policor në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.

Policia  e Kosovës njofton se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar B. A.,24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

“Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle  një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë,  për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.


MË SHUME NGA Kronika