Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit
BKT
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

E.Hoti/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se policët e stacionit policor në Han të Elezit kanë arritur që, sot në ora 13:15, të arrestojnë personin me inicialet B.C, 39-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale  “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim burgimi prej tri vite e gjashtë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt  thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

 


MË SHUME NGA Kronika