09:19 / 08.10.2022
Një i arrestuar për kanosje dhe ofendim të zyrtarëve policor
V.Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor derisa po merreshin me një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën Jugore me datë 07.10.2022.
Sipas njoftimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























