Në Gjakovë arrestohen tre persona për vepra të ndryshme
V.Thaçi /RTKlive
Në Gjakovë është arrestuar një person i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në fshatin, Bordosan të Komunës së Gjakovës dje 07.10.2022 në ora 16:00, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë, poashtu dje janë arrestuar edhe dy persona tjerë meshkuj kosovar.
Njëri në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare, kurse tjetri ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Të dy të arrestuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.























