Ngjarjet e datës, 10 tetor
RTKlive
Ngjarjet e datës, 10 tetor 2022.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 07:00)
Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në ditën e tretë të tij, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. ( Ora 9:30)
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)























