Bie nga traktori, vdes dyvjeçari në Podujevë
BKT
Kronika

Bie nga traktori, vdes dyvjeçari në Podujevë

K.Kasumi/ RTKlive

Një fëmijë ka vdekur dje në Podujevë, pas një aksidenti me traktor.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë - arë punuese.

“Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika