Ngriten 41 aktakuza kundër 45 personave
BKT
Kronika

Ngriten 41 aktakuza kundër 45 personave

K.Kasumi/ RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona dhe janë ushtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehurit për veprën penale„ ‟Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist‟‟ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika