Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë - Prishtinë
BKT
Kronika

Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë - Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Sot rreth orës 20:20, është djegur një veturë në lëvizje në rrugën Mitrovicë - Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, për RTKlive, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

 Ai deklaroi se nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Borovci për RTKlive.


MË SHUME NGA Kronika