23:43 / 10.10.2022
I kërkuari në Austri, arrestohet në Prishtinë
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
I dyshuari 40 vjeçar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare është arrestuar këtë të hënë nga zyrtarët policor të stacionit Qendra të Prishtinës.
Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar: H.Z 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë", thuhet në njoftimin e policisë.























