09:28 / 11.10.2022
Mbi 80 objekte pritet të sekuestrohen në Brezovicë
Driton Ramadani/RTK
Në Zonën e dytë të Parkut Kombëtar "Sharri" sot po bëhet sekuestrimi i përkohshëm i objekteve të cilat mendohen se janë ndërtuar pa leje dhe në mënyre jo të ligjshme. Sipas Prokurorisë janë mbi 80 objekte që do të sekuestrohen.
Ndryshe, në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh për rastin “Brezovica”, sipas Prokurorisë, janë arrestuar rreth 30 qytearë, shumica prej tyre për keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit zyrtar, marrje dhe dhënia të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.























