Kelmendi dhe Manaj diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë
BKT
Foto:Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Kosovë

Kelmendi dhe Manaj diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë

K.Kasumi/ RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe nga ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Ministri Manaj kanë zhvilluar një bisede përmbajtësore lidhur me bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale, me theks të veçantë për intensifikimin e veprimeve të ndërsjella në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e të gjitha vepravetë tjera penale në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në tëdyja vendet. 

"Po ashtu, ata shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me sfidat dhe të arriturat e institucioneve përkatëse, pikëpamjet për mundësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ndarjen e përvojave në mbrojtjen e dëshmitarëve, shkëmbimin e informatave dhe çështje të tjera nga fusha e drejtësisë penale", thuhet në komunikatën për medie nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kurse në fund, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja, për vizitën në institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast të dyja palët u pajtuan që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi dhe ndërveprimi i përbashkët ndërinstitucional.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë