Arrestohen dy serbë në veri, kontrabandonin mallra
K.Kasumi/ RTKlive
Sot rreth orës 05:30 Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu”, në fshatin Koshuticë, komuna Leposaviq, ka ndaluar dy automjete të cilat drejtoheshin nga dy vozitës, shtetas të Serbisë.
Sipas policisë, dy shtetasit serbë, dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kontrabanduar mallra të ndryshme nga Serbia në Kosovë.
"Në njërin nga automjetet kishte të ngarkuar produkte të qumështit dhe të miellit, ndërsa në automjetin tjetër kishte xhinse, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë", thuhet në njoftmin e e PK-së.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”Kontrabandim me mall”.

"Malli dhe automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore", thuhet tutje në njoftim.