Shkolla me probleme infrastrukturore |Video
Myrvete Axhami/RTK
Shkolla fillore "Fadil Hisari", në Prizren, po përballet me probleme për mbajtjen e procesit mësimor, për shkak se akoma nuk janë kryer renovimet, por edhe sezonin dimëror do ta ketë problem, pasi nuk kanë lëndë djegëse për ngrohje.
Veç këtij problemi, në këtë shkollë akoma nuk kanë përfunduar punimet e rinovimit, deklaroi Fidan Axhillari, drejtor i shkollës .
Sfidë për furnizimin me lëndë djegëse në të gjitha shkollat e konsideron edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veseli Gutaj.
“Lëndën djegëse për kohën e ftohtë nuk e ka siguruar akoma as komuna e Prizrenit. Kjo për arsye se është dashur të ndryshohen të gjitha çmimet e ofertuesve”, thotë drejtori i Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu
Në këtë kohë çmimet e lëndës djegëse që përdoren në sistemin ngrohës kanë pësuar rritje enorme, ndërsa nga data 15 tetor deri më 15 mars, është koha kur kaldajat dhe stufat duhet të jenë gati për çdo situatë që mund të paraqitet, tha Edin Shehu, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Prizren.























