Dy femra rrahin një tjetër
BKT
Foto: ilustrim
Kronika

Dy femra rrahin një tjetër

J.Musliu/RTKlive

Dy femra e rrahin një tjetër në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të martën në mbrëmje, viktima ka lajmëruar rastin se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dy të dyshuarat, është sulmuar fizikisht nga njëra prej tyre.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, deklaron policia.

“Me vendim të prokurorit është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe është dërguar në mbajtje”.

Ndërkohë, gjithashtu në Fushë Kosovë, policia ka marrë një thirrje urgjente për një rast tjetër të dhunës.

Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”.


MË SHUME NGA Kronika