Mbushën veturën me derivate dhe ikin pa paguar
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Mbushën veturën me derivate dhe ikin pa paguar

J.Musliu/RTKlive

Shkojnë në pompën e derivateve, e mbushin automjetin me karburant dhe ikin pa paguar.

Policia njofton se një rast i tillë ka ndodhur të martën në një pikë karburanti në fshatin Tërnavc të Skenderajt.

Ankuesi ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, tre persona të panjohur janë furnizuar me derivate dhe pa paguar, kanë ikur dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia deklaron se tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronika