Rama: Këtë vit disa lagje për herë të parë ngrohen nga `Termokos`-i
BKT
Foto: Fatos Cervadiku/ RTK
Kosovë

Rama: Këtë vit disa lagje për herë të parë ngrohen nga `Termokos`-i

K. Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot ndërmarrjen publike `Termokos`, ku njëherësh ka njoftuar se ka filluar sezoni i ngrohjes.

Gjatë kësaj vizite, ai, gjithashtu ka njoftuar se disa lagje të reja për herë të parë do të fillojnë të ngrohen nga “Termokos”-i.

“Kam besimin e plotë se zgjerimi do të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundur. Besoj se nuk do të kemi fare probleme”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, kryeshefi i “Termokos”-it, Fisnik Osmani ka thënë se me sukses kanë shkuar parapërgatitjet. Ai u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë detyrimet e tyre, duke bërë me dije se borxhi aktual i tyre është 16 milionë euro.

“Sot po e fillojmë sezonin e ngrohjes më herët sesa është i paraparë me ligj. I kemi edhe disa projekte, siç janë modernizimi dhe nënstacionet e reja. Borxhi aktual i konsumatorëve është 16 milionë euro”, theksoi kryeshefi i Termokosit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Kosovë