“Termokosi”, e filloi sot furnizimin me ngrohje
BKT
Kosovë

“Termokosi”, e filloi sot furnizimin me ngrohje

Ardiana Hajzeri /Radio Kosova

“Termokosi”, e filloi sot furnizimin me ngrohje për konsumatorët në Prishtinë, tri ditë para afatit zyrtar.

Ngrohjen prej sot do të këtë edhe në disa lagje që për herë të parë janë kyçur. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë të Kompanisë publike “ Termokos”. Po ashtu është paralajmëruar se nuk do të këtë ngritje të tarifave për konsumatorët që shfrytëzojnë ngrohjen e qytetit.

Nga sot Kompania “Termokos”, ka filluar furnizimin me ngrohje për konsumatorët e qytetit të Prishtinës. Zëdhënësja e kompanisë publike “ Termokosi”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorët para datës 15
tetor që është datë zyrtare.

“ Përgatitjet janë realizuar me kohë. ”Termokos” është i gatshëm për fillimin e sezonit 2022/23 me ngrohje për konsumatorët.

Po ashtu, Ukaj, tha se janë duke pritur vendimin final nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për sa i përket përcaktimit të tarifave, por se sipas të gjitha indikacioneve, nuk pritet të këtë rritje të tarifave për konsumatorët.

“ Në bazë të indikacioneve të deritashme nuk kemi ndonjë tregues që do të ketë ngritje të tarifave për ngrohje. Ne kemi paraqitur të gjitha ato raportet tona që kërkohen nga Zyra e Rregullatorit të
Energjisë për koston e prodhimit të energjisë ngrohëse, raportin financiar, të hyrat e lejuara dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme. Po presim shumë shpejt pasi që struktura e re tarifore
ka qenë deri me 5 tetor në diskutim publik. Tani është koha që ZRRE të marrë vendimin final dhe të na dërgojë neve”, ka thënë Uka.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas vizitës që ia bëri Kompanisë “Termokos” u shpreh optimist se zgjerimi i ngrohjes do të vazhdojë edhe nëpër lagje të tjera. Borxhi aktual i konsumatorëve ndaj Kompanisë “ Termokos” është 16 milionë euro. Kompania “Termokos”, ka bërë të ditur se edhe këtë sezon, ngrohja do të tariforet me metër katror e jo sa shpenzohet, çmimi për metër katror është 0.76 euro për sektorin banesor dhe 0.93 euro për
sektorin afarist.


MË SHUME NGA Kosovë