Gratë e Iranit marrin mbështetje nga Kosova|Video
BKT
FOTO/ Valjeta Kasumi/ RTKlive
Kosovë

Gratë e Iranit marrin mbështetje nga Kosova|Video

A.B/ RTKlive

Organizata Joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) KS”, sot, në Prishtinë, e kanë mbajtur një protestë në solidaritet me gratë në Iran.

Marigona Shabiu, organizatorja e këtij aktiviteti, tha se vrasja e Mahsa Aminit, ka bërë që të solidarizohen edhe qytetarët nga Kosova. "Rregullat strikte në Iran dhe kontrolli ekstrem i trupave të grave dhe dukjes së tyre është shkaku i kësaj dhune. Autoritetet iraniane qysh nga revolucioni iranian, i njohur ndryshe si Revolucioni Islamik, në vitin 1979, kur u bë edhe ndërrimi i pushtetit, kanë kontroll të plotë dhe të tejshkuar mbi vajzat e gratë, në dukjen dhe veprimtarinë e tyre”, tha ajo.

Ndryshe në shtator të këtij viti, policia e moralit ne Iran vrau 22-vjeçaren, Mahsa Amini, vrasje që ngjalli reagime në Iran dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Kosovë