Dënohen pesë të akuzuar pë vepra të ndryshme penale
V. Thaçi/RTKlive
Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve T.S, A.B, S.R, F.R dhe A.R.
Sipas njoftimit të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim për veprën penale të kryer në bashkëkryerje; blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“I akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve, të akuzuarit A.B, T.S dhe A.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e tetë muaj, kurse i akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj”, njofton Gjykata.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.























