Kryeqyteti ndanë afër 300.000 euro subvencione për 31 OJQ
BKT
Kosovë

Kryeqyteti ndanë afër 300.000 euro subvencione për 31 OJQ

V.Thaçi/RTKlive

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontratat për subvencionim të 31 Organizatave të shoqërisë civile, të cilat ofrojnë shërbime profesionale e sociale për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë. Vlera totale e këtyre kontratave kap shifrën e 300.000 eurove, njofton Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media.

Nënkryetarja e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kontratave e vlerësoi lart kontributin e shoqërisë civile, duke thënë se komuna do të jetë përherë partnere dhe duke uruar që puna që bëjnë shoqëria civile do të shkoj në dobi të grupeve më të cenueshme në Komunën  e Prishtinës.

Kurse drejtorja e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, shprehu përkushtimin për të thelluar dhe më shumë këtë bashkëpunim.

Tutje në njoftim thuhet se Komuna e Prishtinës është e përkushtuar për t'u qëndruar pranë të gjithë qytetarëve të kryeqytetit pa përjashtim.


MË SHUME NGA Kosovë