Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçar në Prishtinë
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Kronika

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçar në Prishtinë

A.Bela / RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

"Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç", tha ai për RTKlive.

Sipas tij aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.


MË SHUME NGA Kronika