Tre të arrestuar për posedim të narkotikëve
BKT
Kronika

Tre të arrestuar për posedim të narkotikëve

E.Hoti/RTRKlive

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përdorim të narkotikëve në tri raste të ndryshme.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 14 kilogram e 500 gram marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit-bastisjes së shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse, kanë gjetur e konfiskuar 14 kilogram e 500 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Policia njofton edhe për një rast të ngjashëm në Podujevë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.48 gram”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i posedimit të narkotikëve ka ndodhur edhe Pejë. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“I dyshuari pasi është intervistuar me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika