Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, paraqiteshin rrejshëm si policë
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, paraqiteshin rrejshëm si policë

J.Musliu/RTKlive

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy persona.

Të njëjtit, atij i janë  prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar dokumentet personale.

Policia deklaron se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00 në Fushë Kosovë.

Më pas, siç bëhet e ditur në raport, dy personat  e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika