21:32 / 17.10.2022
Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje, dërgohet në vuajtje dënimi
Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, të dielën, ka arrestuar personin e kërkuar N.A, 30-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti me dënim burgimi prej 1 vit e 3 muaj për veprën penale “Vjedhje”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ata kanë ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat e kërkuar, t'i njoftojnë menjëherë organet e rendit.























