Në një aheng familjar në Mitrovicë konfiskohet një armë
BKT
Kronika

Në një aheng familjar në Mitrovicë konfiskohet një armë

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe  në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës,  është identifikuar vendi  ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistole  dhe shtatë gëzhoja, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A .A., 65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij  është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.


MË SHUME NGA Kronika